Presidenti rus Vladimir Putin nesër do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Moskë për bashkimin e rajoneve të shkëputura të Ukrainës me Rusinë.
Duke folur për gazetarët në një konferencë për media në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin do të takohet me autoritetet e rajoneve separatiste të Ukrainës: Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, si dhe do të nënshkruajë marrëveshjet për bashkimin me Rusinë, që do të pasohet nga një ceremoni.
Peskov tha se ceremonia do të zhvillohet në Kremlin në orën 15:00 sipas kohës lokale, ndërsa marrëveshjet do të nënshkruhen me të katër territoret ku u mbajtën referendumet.
Ministria e Jashtme e Rusisë dje në një deklaratë tha se mbi 98 për qind e votuesve votuan për t'u bashkuar me Rusinë pas referendumeve në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
Votat janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa shtetet evropiane dhe SHBA i quajtën ato "të rreme" dhe thanë se nuk do të njihen.
29 Sht 2022
Putin nesër nënshkruan aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës
Në afërsi të Katedrales së Shën Vasilit në Sheshin e Kuq në Moskë është ngritur një skenë me ekrane të mëdha video, me billborde ku shkruhej "Donetsk, Luhansk, Zaporozhzhia, Kherson - Rusia".
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.