Presidenti rus Vlladimir Putin akuzoi shefin e grupit paraushtarak Wagner për “tradhti”.
Duke iu drejtuar kombit, ai tha se Forcave të Armatosura Ruse iu janë dhënë urdhra për të “neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.
“Të gjithë kriminelët që po tentojnë rebelim të armatosur do të ndëshkohen në mënyrë të pashmangshme”, tha Putin.
Çdo trazirë në vend është “kërcënim vdekjeprurës”, tha ai, duke shtuar se veprimet e Moskës do të jenë “të ashpra”.
Presidenti rus tha se do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur Rusinë.
“Nuk do të lejojmë që një luftë civile të ndodhë përsëri dhe do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë”, tha Putin.
Megjithatë, Putin lavdëroi luftëtarët e Wagnerit në Ukrainë, duke i quajtur “heronj”.
Rusia ka akuzuar shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, për nxitje të një rebelimi pasi forcat e tij në Ukrainë kaluan në qytetin rus të Rostovit.
Tensionet midis Kremlinit dhe Wagnerit u rritën pasi Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulm ndaj mercenarëve të tij, duke u zotuar të hakmerret.
Rusia i mohoi këto pretendime dhe lëshoi urdhra arresti për Prigozhinin.
Prigozhin në muajt e fundit e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mosfurnizim me armë të mjaftueshme për grupin paraushtarak.
24 Qer 2023
Putin: Shefi i Wagner e tradhtoi Rusinë
Rusia ka akuzuar shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, për nxitje të një rebelimi pasi forcat e tij në Ukrainë kaluan në qytetin rus të Rostovit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.