Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi dekretet për njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat janë marrë nën kontroll nga ushtria ruse në Ukrainë.
Me dekretet e nënshkruara nga Putin, Rusia ka njohur të ashtuquajturën pavarësi të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia në Ukrainë.
Më 23-27 shtator, në të ashtuquajturat Republikat Popullore Donetsk dhe Luhansk që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në Ukrainë dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia nën kontrollin e ushtrisë ruse, u mbajtën referendume për bashkim me Rusinë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se më 30 shtator në Pallatin e Kremlinit do të mbahet një ceremoni për bashkimin e rajoneve në fjalë me Rusinë. Në ceremoninë zyrtare presidenti Putin pritet të mbajë një fjalim.
Rusia më 21 shkurt njohu pavarësinë e të ashtuquajturës administrata separatiste në Donetsk dhe Lugansk.
Funksionar të ndryshëm botërore, përfshirë edhe presidentin e ShBA-së Joe Biden janë deklaraur kundër mbajtjes së referendumeve.
Rusia njohu pavarësinë e dy rajoneve të tjera që po përgatit të aneksojë - Donetsk dhe Luhansk - në fund të shkurtit.
Ndryshe, Kremlini zyrtar ka paralajmëruar se do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitet ushtarake për të mbrojtur rajonet në fjalë.
30 Sht 2022
Putini nënshkroi dekretin për njohjen rajoneve të pushtuara në Ukrainë
Më 23-27 shtator, në të ashtuquajturat Republikat Popullore Donetsk dhe Luhansk që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në Ukrainë dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia u mbajtën referendume për bashkim me Rusinë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore