Qindra mijëra mësues në Angli sërish në grevë për paga / Foto: Reuters

Rreth 300 mijë mësues në gjithë Anglinë kanë nisur një valë tjetër grevash për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pagat.

Mësuesit, të cilët janë anëtarë të Unionit Kombëtar të Arsimit (NEU), sindikatës më të madhe të arsimit në Evropë, gjithashtu do të zhvillojnë veprime industriale më 7 korrik.

“Ne nuk duam të organizojmë grevë, por arsimi po shkatërrohet nga një qeveri që nuk na vlerëson as punën që bëjmë”, thuhet në postimin e sindikatës në rrjetet sociale.

Vendimi i grevës erdhi pasi më 17 qershor sindikata ra dakord për dy ditë të tjera të grevës në këtë kohë.

“Sekretarja e arsimit refuzoi të ri-hyjë në negociata me arsyetimin se ajo dhe Departamenti i saj po presin botimin e rekomandimit të Trupit Shqyrtues të Mësuesve të Shkollës për pagën”, thanë Mary Bousted dhe Kevin Courtney, sekretarë të përgjithshëm të unionit NEU, në një deklaratë pas vendimit të grevës.

Këtë vit, unioni NEU ka mbajtur pesë greva kombëtare dhe tri rajonale.

AA