Një total prej 5.865 krimesh të urrejtjes janë kryer në Austri vitin e kaluar, respektivisht 7% më shumë krahasuar me vitin 2021, thotë raporti i publikuar nga Ministria e Brendshme gjatë fundjavës së kaluar. Raporti në fjalë zbuloi se shumica e autorëve të krimeve ishin shtetas austriakë.
Ai zbuloi se krimet e urrejtjes korrespondonin me 68,2% të të gjitha krimeve të kryera në vend vitin e kaluar, ku gjysma e tyre përfshinte "propagandë naziste".
Raporti tregon gjithashtu se shumica e autorëve ishin të mitur.
Në një deklaratë mbi gjetjet, ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se “nëpërmjet punës parandaluese me të rinjtë, tendencat ekstremiste mund të njihen herët dhe mund të merren kundërmasa”.
"Qendrat radikale dhe ekstreme të shoqërisë sonë po përpiqen të minojnë dhe kështu të rrezikojnë bashkëjetesën tonë demokratike", shtoi ai.
Ministrja e Drejtësisë, Alma Zadic, vuri në dukje se krimi i urrejtjes është një nga kërcënimet më të mëdha për unitetin e shoqërive demokratike, duke shtuar se "fushatat e fundit të urrejtjes dhe thirrjet për dhunë na kanë treguar se sa real është ky kërcënim".