Rreth 8 milionë ukrainas kanë arritur në vendet e Evropës.     /Foto: AA

Rreth tetë milionë refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në vendet evropiane që kur vendi hyri në një konflikt ushtarak me Rusinë shkurtin e kaluar, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Thuhet se javën e kaluar ky numër u rrit me më shumë se dhjetë mijë, raportojnë agjencitë.

UNHCR njoftoi se nga 24 shkurti 2022 deri më 17 janar të këtij viti, shumica e njerëzve kërkuan strehim në Rusi (2,852,395), e ndjekur nga Polonia me 1,563,386 persona dhe Gjermania me 1,021,667.

Numri i saktë i njerëzve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas UNHCR-së, është 7,977,980.

Thuhet se në Republikën Çeke kanë mbërritur 482.049 persona, në Itali 167.925, në Spanjë 161.012 dhe në Britaninë e Madhe 155.500.

TRT Balkan / agjencitë