Një aeroplan ushtarak rus që udhëtonte për në Ukrainë për një shkëmbim të burgosurish u rrëzua në rajonin e Belgorodit përpara se të fluturonte mbi kufi, njoftoi Moska të mërkurën.
“Në bord ishin 65 ushtarakë të kapur të forcave të armatosura të Ukrainës, gjashtë anëtarë të ekuipazhit të avionit dhe tre shoqërues”, njoftoi nëpërmes një komunikate Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Ministria nuk dha informacion nëse ka të mbijetuar.
Një grup hetimor është nisur drejt vendit të aksidentit për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa ambulancat ndodhen në vendngjarje, shtohet më tej.
TRT Balkan / agjencitë