Të paktën pesë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në zonën qendrore të Rripit të Gazës.
Sipas dëshmitarëve okularë, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një ndërtesë që i përkiste komunës Nuseirat, në kampin e refugjatëve me të njëjtin emër.
Të paktën pesë persona, duke përfshirë shefin e komunës Nuseirat, Iyad al-Maghari, u vranë në sulm.
Trupat e nxjerrë nga rrënojat u transferuan në spitalin Shahidi Al-Aqsa në qytetin Deir al-Belah, gjithashtu në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Të paktën 40 persona, përfshirë 14 fëmijë dhe nëntë gra, humbën jetën në një sulm të kryer nga ushtria izraelite mbrëmjen e djeshme në një shkollë të drejtuar nga agjencia e OKB-së UNRWA, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë më shumë se 36.600 palestinezë, duke përfshirë të paktën 15.328 fëmijë dhe 10.171 gra, si dhe kanë plagosur 83.309 palestinezë të tjerë.