Rusi, avioni i ‘’Siberian Airlines’’ del nga pista në Norilsk               Foto: AA

Një avion i "Siberian Airlines", i ardhur nga Moska, doli nga pista pasi u ul në qytetin rus Norilsk, njoftuan sot autoritetet lokale.

Sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorisë së Transportit të Siberisë Perëndimore të shpërndarë në Telegram, avioni "Airbus A321" ka dalë nga pista ndërsa po bënte kthesë në rrugën lidhëse në Aeroportin Ndërkombëtar Alykel.

Qyteti Norilsk, në rajonin Siberian Krasnoyarsk, është mbi 2.800 kilometra në lindje të qytetit të Moskës.

Në deklaratë u transmetua se 79 pasagjerë ndodheshin në bordin e avionit, i cili është ndalur përkohësisht, ndërkohë që po zhvillohet edhe një hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit të ndodhur.

"Një avion rezervë është caktuar për ta kryer fluturimin e kthimit për në Moskë", shtohet në deklaratë.

Nuk janë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi viktima të mundshme apo shkallën e dëmtimit të avionit.

TRT Balkan / agjencitë