Rusi, diplomati rumun shpallet persona non grata / Photo: AA

Me një lëvizje dhëmbë për dhëmbë, Rusia shpalli të mërkurën person non grata një diplomat të ambasadës rumune.

Vendimi i është përcjellë ambasadorit rumun Cristian Istrate, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.

"Kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të pamotivuar të mëhershëm nga pala rumune për të shpallur person non grata diplomatin e ambasadës ruse në Bukuresht," u raportua nga ministria.

Më herët, më 24 maj Rumania dëboi diplomatin rus.

AA