Rusia e shpall diplomaten sllovene persona non grata / Foto: AA

Ministria e Jashtme ruse të premten e shpalli persona non grata një punonjëse të Ambasadës Sllovene në Moskë.

Ministria tha në një deklaratë se thirri ambasadoren sllovene Darja Bavdaz Kuret për të përcjellë një "protestë të fortë" për dëbimin " e pabazë" të një diplomati rus më 21 mars.

"Ne e konsiderojmë këtë një hap tjetër jomiqësor në kontekstin e kursit të përgjithshëm të Lubjanës drejt shkatërrimit të lidhjeve ruso-sllovene," theksoi ministria.

Shërbimi diplomatik rus theksoi se e konsideron Slloveninë përgjegjëse "për pasojat e një politike të tillë shkatërruese".

TRT Balkan / agjencitë