Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Andrey Belousov, tha se Perëndimi përgatiti dhe nxiti si dhe e zgjat qëllimisht krizën në Ukrainë.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Belousov mori pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Komunuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) që mbahet në Bjellorusi.
Në fjalimin e tij, Belousov tha se situata në kufijtë e Rusisë dhe Bjellorusisë është e "tensionuar dhe e destabilizuar".
"Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë rinovimit të mekanizmave për t'iu kundërvënë kërcënimeve të reja. Ky është një nga prioritetet tona", shtoi ai.
Duke vënë në dukje rëndësinë për rinovimin e arkitekturës së sigurisë në Euroazi, Belousov tha se këtu bëhet fjalë për krijimin e sistemit të sigurisë që do të përfshijë të gjitha vendet e euroaziatike.
Ai foli edhe për krizën e Ukrainës. "Vendet perëndimore kanë dhënë mbështetje ndaj 'qeverisë së përkohshme në Ukrainë'.
Perëndimi përgatiti dhe nxiti krizën në Ukrainë dhe tani e zgjat qëllimisht", thekson ministri rus i Mbrojtjes.
Në takim, Belousov u zgjodh kryetar i Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të CIS.