Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar me dronë rezidencën e Kremlinit të presidentit rus Vlladimir Putin. Sulmi i supozuar ka ndodhur mbrëmë, ndërsa Kremlini thekson se presidenti rus nuk është lënduar.
Shërbimi për media i presidencës ruse tha në një deklaratë se sulmi i supozuar i Kievit ndaj Kremlinit ishte "akt i planifikuar terrorist" dhe tentim për vrasjen e presidentit rus Putin.
Në njoftimin për media, Kremlini tha se “pala ruse e rezervon të drejtën për të ndërmarrë masa hakmarrëse, kudo dhe kurdo që i përshtatet".
TRT Balkan / agjencitë