Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 të burgosur lufteRusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 të burgosur lufte       / Foto: AA

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në kuadër të negociatave të zhvilluara me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) janë liruar 75 ushtarë ukrainas të burgosur lufte në këmbim të 75 ushtarëve rusë.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se 75 ushtarë rus që ishin zënë robër lufte u rikthyen nga Ukraina, ndërsa në këmbim, Forcave të Armatosura të Ukrainës iu dorëzuan 75 të burgosur lufte nga ushtarët ukrainas.

Po ashtu, bëhet e ditur se shkëmbimi i të burgosurve të luftës u krye me ndërmjetësimin e EBA-s.

Shkëmbimi i të burgosurve të luftës u konfirmua edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në një postim të bërë nga llogaria e Zelenskyyt u konfirmua se kanë siguruar kthimin në Ukrainë të 75 ushtarëve të burgosur lufte nga Rusia.

TRT Balkan / agjencitë