Rusia e vendos Norvegjinë në listën e vendeve “jomiqësore".     /Foto: Reuters

Moska e futi të enjten Norvegjinë në listën e vendeve "jomiqësore", duke thënë se kjo është për shkak të veprimeve kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit.

"Dekreti parashikon një kufizim, deri në një ndalim të plotë për vendet jomiqësore, për të punësuar punonjës nga radhët e personave të vendosur në territorin e Rusisë në ambasada, konsullata, zyra përfaqësuese të organeve shtetërore dhe institucioneve shtetërore", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Rusisë.

Lista e miratuar, përveç emrave të vendeve "jomiqësore", specifikon se sa punonjës nga Rusia mund të punësohen nga shtete të tilla. Për Norvegjinë, Moska ka rezervuar një kuotë prej 27 personash.

Marsin e kaluar, Rusia nxori një dekret me një listë të vendeve "jomiqësore ndaj Rusisë, kompanive ruse dhe qytetarëve".

Dekreti i jep të drejtën qeverisë të vendosë masa të veçanta në përgjigje të "veprimeve jomiqësore".

TRT Balkan / agjencitë