Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se 14 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën në sulmin që ushtria ukrainase kreu në Luhansk duke përdorur armë të ShBA-së dhe inteligjencën e siguruar nga vendet e NATO-s.
Në një deklaratë të Ministrisë thuhet se Forcat e Armatosura të Ukrainës dje sulmuan një spital në qytetin Novoaidar në rajonin Luhansk duke përdorur sistemin multiraketahedhës HIMARS të prodhimit amerikan.
"Në këtë sulm u përdorën informacionet inteligjente të siguruara nga vendet e NATO-s, përfshirë edhe informacionet satelitore. Si pasojë e këtij sulmi, humbën jetën 14 persona. Ndërsa u plagosën 24 persona", thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Po ashtu, në deklaratë thuhet se një e treta e 17 raketave që ushtria ukrainase lëshoi po të njëjtën ditë në Novoya Kahovka në rajonin Kherson kanë shpërthyer në territorin e spitalit.
"Vendosja në mënyrë të qëllimshme në objektiv i spitaleve dhe vrasja e civilëve janë krime të rënda të regjimit të Kievit dhe padronëve të saj perëndimorë. Mosreagimi nga ShBA-ja dhe NATO-ja ndaj përdhosjes në mënyrë të tmerrshme të ligjit humanitar ndërkombëtar nga ana e Kievit konfirmon edhe një herë pjesëmarrjen e tyre në mënyrë të drejtpërdrejt në konflikt dhe në krimet e kryera. Po ashtu, në heshtje janë edhe strukturat ndërkombëtare, të cilave u kërkohet që të vlerësojnë në mënyrë të paanshme veprime të tilla", theksohet në deklaratën e ministrisë ruse.
Më tej thuhet se vendet perëndimore po funksionojnë me standard të dyfishtë teksa akuzojnë ushtrinë ruse në Irpin dhe Bucha. Ata injorojnë vrasjen e civilëve nga ushtria ukrainase me armët amerikane, britanike, gjermane dhe franceze. Në deklaratën tërhiqet vërejtja se në të njëjtën kohë Evropa nxiton në idenë për formimin e gjykatës së paligjshme kundër Rusisë.
Sipas ministrisë ruse, Perëndimi përpiqet që vëmendjet t‘i tërheqin në drejtime të tjera për të mbuluar përgjegjësinë e tij. "Nuk do të lihen pa ndëshkim të gjitha këto veprime të paligjshme që përbëjnë krim, të kryera nga forcat e armatosura të Kievit", thuhet në deklaratë.
29 Jan 2023
Rusia pranon humbjen e dhjetëra ushtarëve nga sulmi në Luhansk
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme e Rusisë thuhet se Forcat e Armatosura të Ukrainës dje sulmuan një spital në qytetin Novoaidar në rajonin Luhansk duke përdorur sistemin multiraketahedhës HIMARS të prodhimit amerikan.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.