Dronët e detit ukrainas sulmuan një bazë të marinës ruse pranë portit të Detit të Zi të Novorossiysk, një qendër kryesore për eksportet ruse, dhe u shkatërruan nga anijet luftarake ruse, tha ministria ruse e Mbrojtjes.
Sulmi bëri që porti i Novorossiysk të ndalonte përkohësisht gjithë lëvizjen e anijeve, sipas Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik që operon një terminal nafte atje.
Veç kësaj, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 10 dronë ukrainas mbi Krime dhe shtypi tre të tjerë me kundërmasa elektronike, citoi TASS të ketë thënë ministria ruse e Mbrojtjes.
Përdoruesit rusë të mediave sociale raportuan se kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh pranë portit rus të Detit të Zi të Novorossiysk.
Videot e postuara në një komunitet lokal në internet dhe të qarkulluara nga gazeta ruse e lajmeve në internet Astra treguan lëvizjen e anijeve në afërsi të bregut me zhurmën e armëve që vinin nga drejtimi i detit.
Porti është një nga më të mëdhenjtë në Detin e Zi.