Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se gjatë natës ushtria ruse ka sulmuar territorin ukrainas me 46 mjete ajrore pa pilot (dronë) të llojit "Shahed". Në njoftimin e komandës vihet në dukje se gjatë natës nga rajoni Krimesë dhe Krasnodar, Rusia ka kryer sulme me dronë "Shahed" ndaj territorit të Ukrainës.
Mbrojtja ajrore identifikoi 46 dronë rusë me detyrë në rajonet Mykolaiv, Odessa, Kherson, Dnipropetrovsk, Vinnytsia, Zaporizhzhia, Khmelnytskyi dhe Kirovograd, ndërsa 32 prej këtyre janë rrëzuar.
Më tej, në njoftim thuhet se dronët që nuk janë rrëzuar shënjestruan rajonet ku ndodhet vija e frontit, përfshirë edhe rajonin e Khersonit.
AA