Rusia: Ukraina sulmoi me 21 dronë Krimenë dhe rajonet kufitare jugore / Photo: AA

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina sulmoi Krimenë dhe rajonet kufitare në jug me 21 mjete ajrore pa pilot (dronë-UAV).

Në deklaratën e bërë nga ministria në lidhje me sulmin thuhet:

"U parandaluan tentativat e regjimit të Kievit për sulme terroriste duke përdorur dronë të tipit avion kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse gjatë natës".

Më tej, në deklaratë thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 21 dronë, prej të cilëve 12 dronë u rrëzuan në Krime, 6 në rajonin Kursk dhe nga një në rajonet Belgorod, Bryansk dhe Voronezh.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

AA