Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në orët e natës Ukraina tentoi të sulmojë Krimenë me 42 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria pretendohet se është parandaluar sulmi që ushtria e Ukrainës ndërmori me dronë.
Sipas deklaratës, nga sistemet e mbrojtjes ajrore u përcaktuan 42 dronë.
"Si pasojë e zjarrit të hapur nga territoret e Krimesë, u shkatërruan 9 dronë, ndërsa 33 të tjerë u bastisën me mjetet e luftës elektronike dhe dronët u rrëzuan pa mbërritur në objektivat e tyre", thuhet në deklaratë.
Krimeja u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Ura e Krimesë deri më tani disa herë ka qenë cak i sulmeve me bombë dhe mjeteve pa pilot.
TRT Balkan / agjencitë