Scholz: Të gjithë duhet të ofrojnë mbështetje për Ukrainën.     /Foto: AP

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre për të mbështetur Ukrainën.

Në paraqitjen e tij para gazetarëve në prag të samitit të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Scholz theksoi rëndësinë e ofrimit të mbështetjes për Kievin.

"Unë besoj se të gjithë duhet të bëjnë më shumë tani dhe të flasin për këtë në vendin e tyre", tha Scholz.

Ai gjithashtu theksoi se sigurimi i burimeve shtesë për mbrojtjen e Ukrainës kërkon një përpjekje të madhe.

Ai shtoi se çështja se si të organizohet një mbështetje më e madhe për Ukrainën, përfshirë edhe armët, do të diskutohet gjithashtu në këtë samit.

“Ky diskutim duhet të fillojë urgjentisht sepse ne e dimë se ajo që është planifikuar deri më tani, duke përfshirë ndihmën në armë nga shtetet anëtare individuale, nuk mjafton në vetvete”, tha Scholz.

Ai theksoi se vendi i tij ka dhënë një kontribut të madh për Ukrainën me më shumë se shtatë miliardë euro mbështetje vetëm këtë vit.

"Megjithatë, kjo nuk mjafton për gjithë Bashkimin Evropian. Të gjithë duhet të mblidhen dhe të thonë se duhet dhënë një kontribut shtesë", tha kancelari gjerman.

TRT Balkan / agjencitë