Sërish sulme me dronë mbi Kievin.     Foto: Reuters



Dy ndërtesa administrative u dëmtuan nga mbetjet e dronëve iranianë të cilët u rrëzuan mbi qiellin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, thanë autoritetet të mërkurën.

Gjithsej 10 dronë iranianë Shahed u rrëzuan nga forcat ukrainase, tha administrata ushtarake e Kievit në një deklaratë në Telegram.

“Sipas informacioneve paraprake, mbetjet e dronëve dëmtuan dy ndërsa administrative në zonën Shevchenkivskyi. Po shqyrtohen të dhënat për viktima eventuale”, thuhet në deklaratë.

Deklarasta thotë se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në Kiev dhe rajonin afër Kievit, Zhytomyr, duke kërkuar nga civilët që të strehohen.

Moska dhe Teherani mohojnë se Rusia po përdor dronët iranianë gjatë sulmeve në Ukrainë.

Kievi dhe aleatët, të udhëhequr nga ShBA-ja, kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve rusë dhe iranianë për shkak të furnizimit me drone.

Të martën, Ukraina tha se i ka dorëzuar Teheranit “dëshmi të freskëta” për dronët iranianë të përdorura në sulmet ruse.




TRT Balkan / agjencitë