Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi se situata në Lindjen e Mesme po monitorohet nga afër dhe se fokusi vazhdon në uljen e tensioneve në rajon.
Zëvendëszëdhënësja e ministrisë Sabrina Singh tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të mbrojnë Izraelin dhe forcat amerikane në rast të një përshkallëzimi.
Ajo theksoi se ShBA-ja ka forcuar më tej praninë e saj ushtarake në rajon.
“Në dritën e rritjes së tensioneve rajonale, ne vazhdojmë të fokusohemi në reduktimin e tensioneve në rajon duke marrë një qëndrim për të penguar dhe mbrojtur Izraelin”, tha Singh.
Ajo theksoi se do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Lindjen e Mesme.
“Nëse Izraeli sulmohet, ne patjetër do të shkojmë për të mbrojtur Izraelin”, tha ajo.
Tensionet janë rritur më tej në Lindjen e Mesme pas vrasjes më 31 korrik të liderit politik të Hamasit Ismail Hanijeh në Teheran dhe vrasjes nga Izraeli të komandantit të lartë të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.
Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyeh, ndërsa Tel Avivi nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë.
Irani ka premtuar “dënim të rëndë” për Izraelin si hakmarrje për vrasjen e Haniyeh në tokën iraniane.
Hezbollahu, grupi libanez, pritet gjithashtu të hakmerret pasi Izraeli vrau Shukr në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit, më 30 korrik.
Përshkallëzimi vjen në mes një ofensive të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që ka vrarë më shumë se 40.000 palestinezë pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, që vrau 1.139 izraelitë.