Pentagoni njoftoi sot se SHBA-ja ka rifilluar patrullimet e përbashkëta me YPG/PKK-në, të cilat i reduktoi më herët pas sulmeve ajrore të Türkiye-s kundër grupit terrorist.
"Operacionet partnere me Forcat Demokratike Siriane kanë rifilluar. Ato rifilluan plotësisht më 9 dhjetor. Sërish fokusi ynë është të punojmë me partnerët lokalë për të parandaluar ringritjen e DEASH-it", deklaroi para gazetarëve në konferencën e përditshme gjeneral brigade, Patrick Ryder, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes.
Ai i referohej SDF-së, partnerit kryesor të SHBA-së në Siri, të udhëhequr nga YPG.
YPG është dega siriane e PKK-së, e cila është e shpallur si grup terrorist në SHBA, BE dhe Türkiye.
SHBA-ja ka lidhur partneritet me SDF-në e udhëhequr nga YPG në përpjekjet e saj për të kundërshtuar DEASH-in në verilindje të Sirisë, duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, e cila ka çuar në tendosje të madhe në marrëdhëniet dypalëshe.
Pas sulmit terrorist të YPG/PKK muajin e kaluar në rrugën e frekuentuar "Istiklal" të Istanbulit, në të cilin humbën jetën 6 civilë, ushtria turke kreu operacion ajror kundër disa objektivave terroriste në Siri dhe Irak. Pasi Türkiye nisi operacionin "Kthetra-Shpata", SHBA-ja dhe YPG/PKK-ja reduktuan patrullimet e tyre të përbashkëta në rajon
14 Dhj 2022
ShBA në Siri fillon patrullimin e përbashkët me YPG/PKK-në
ShBA-ja reduktoi patrullimet e përbashkëta me YPG/PKK pasi Türkiye filloi operacionet antiterror në Siri pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Istanbul muajin e kaluar.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.