ShBA nuk mund të mbështesë një operacion të madh ushtarak izraelit në Rafah. / Foto: AA Archive

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti sot qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për ofensivën e planifikuar ushtarake të Izraelit në Rafah, duke thënë se Uashingtoni nuk mund të mbështesë një operacion të madh në atë qytet në jug të Rripit të Gazës.

“Ne kemi qenë shumë të qartë për këtë, Presidenti Joe Biden ka qenë shumë i qartë për këtë. Ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah”, tha Blinken në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të G7-shit në Itali.

Blinken tha gjithashtu se një operacion i madh ushtarak izraelit do të kishte "pasoja të tmerrshme" për popullsinë e zhvendosur në Rafah.

Autoritetet izraelite njoftojnë se do të pushtojnë Rafahun, shtëpia e 1,4 milion palestinezëve.

I pyetur për sulmin e supozuar të Izraelit ndaj Iranit këtë mëngjes, Blinken tha se nuk dëshiron të flasë për këtë, por mund të thotë se ShBA-ja nuk janë përfshirë në një gjë të tillë.

TRT Balkan / agjencitë