Shefi i NATO-s: Lidhjet transatlantike janë themeli i sigurisë evropiane                                  Foto: AA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se lidhjet transatlantike janë themeli i sigurisë evropiane, transmeton Anadolu.

Shefi i NATO-s mori pjesë në një takim jozyrtar të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), ku i përshkroi “prioritetet e përbashkëta” për NATO-s dhe BE-në dhe u bëri thirrje të dy organizatave të ecin më shpejt dhe më tej së bashku përballë sfidave të sigurisë në rritje.

Siç njofton NATO-ja, shefi i aleancës përsëriti se mbështetja e Ukrainës mbetet thelbësore dhe për këtë arsye mbështetja ushtarake duhet të rritet.

“Ne duhet të angazhohemi në mënyrë afatgjate për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës kur të vijë koha”, tha Rutte.

Me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, që pritet gjerësisht të shkurtojë ose eliminojë ndihmën për Ukrainën dhe që shprehet me një zë të lartë skeptik për NATO-n, përpjekjet e Evropës për të mbështetur Kievin po marrin vëmendje të shtuar.

Shefi i NATO-s gjithashtu përshëndeti përpjekjet e BE-së për të konsoliduar mbrojtjen evropiane, si dhe theksoi se si blloku mund të ndihmojë parandalimin dhe që mbrojtja e aleancës të mbetet e besueshme “duke rritur investimet, me lehtësimin e rregulloreve, trajtimin e fragmentimit industrial dhe lehtësimin e lëvizshmërisë ushtarake”.

Për të qenë të suksesshëm në mbrojtjen e Evropës, theksoi Rutte, BE-ja dhe NATO-ja duhet të jenë koherente, plotësuese dhe të ndërveprueshme.

TRT Balkan / agjencitë