Norma e papunësisë në Eurozonë ra në nivelin më të ulët rekord prej 6.4 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi të martën Zyra e statistikave të BE-së.
Numri i papunësisë ra nga 6.5 për qind në tetor 2023 dhe 6.7 për qind në nëntor 2022, treguan të dhënat e Eurostat-it.
Papunësia në të gjithë BE-në, e cila përfshin vendet e bllokut, por nuk përdorin monedhën e saj të përbashkët, ra në 5.9 për qind në nëntor, nga 6 për qind në tetor 2023 dhe 6.1 për qind në nëntor 2022.
Numri i të papunëve ra me 144 mijë në bllokun 27-anëtarësh dhe 99 mijë në zonën e monedhës së përbashkët, krahasuar me një muaj më parë.
Rreth 12.9 milionë njerëz në BE, përfshirë 10.97 milionë në zonën e euros, ishin të papunë gjatë po këtij muaji.
Në nëntor, 2.8 milionë të rinj (nën 25-vjeç) ishin të papunë në BE, nga të cilët mbi 2.3 milionë ishin në zonën e euros.
Shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 14.5 për qind si në BE ashtu edhe në zonën e euros.