Është rritur në 42.792 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë nga ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 383 ditësh në Rripin e Gazës.
Në "Gjashtë masakrat" që ushtria izraelite ka kryer në 48 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 74 palestinezë ndërsa 130 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 42.792 ndërsa i të plagosurve në 100.412.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.