Instituti "Yunus Emre" - Tiranë ka organizuar aktivitetin përmbyllës të Shkollës Verore të Turqishtes, ndërkohë për pjesëmarrësit janë ndarë certifikatat.
Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e institutit ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, përfaqësues të tjerë të institutit, prindër dhe të ftuar të tjerë.
Shkolla Verore e Turqishtes filloi më 1 korrik dhe përfshinte mësimet rreth turqishtes, si dhe aktivitete në sport, pikturë dhe aktivitete të tjera.
Pjesë e shkollës ishin fëmijë të moshës 9-14 vjeç, ndërkohë përgjatë dy javëve pjesëmarrësit u takuan edhe me përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.
Në fund të aktivitetit për pjesëmarrësit e Shkollës Verore të Turqishtes u ndanë certifikatat, ndërkohë nxënësit pjesëmarrës mund të nisin kursin e plotë të turqishtes.
Shkolla Verore e Turqishtes u organizua nga Instituti "Yunus Emre" - Tiranë, me mbështetjen e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT).