Shtatë të arrestuar në Gjermani e Suedi, dyshohen për krime lufte në Siri / Photo: AA

Të paktën shtatë persona janë arrestuar në Gjermani dhe Suedi nën dyshimin se kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Siri mes viteve 2012 dhe 2014, njoftuan të mërkurën autoritetet e të dy vendeve.

Në një përpjekje të koordinuar që përfshin Agjencinë për Bashkëpunim Gjyqësor të Bashkimit Evropian Eurojust, Europol dhe agjencitë policore të disa vendeve të tjera evropiane të paidentifikuara, katër persona u arrestuan në Gjermani dhe tre në Suedi.

Prokurori federal gjerman tha se të arrestuarit në Gjermani "dyshoheshin për vrasje dhe tentativë për të vrarë civilë".

Disa nga të arrestuarit dyshohen edhe për torturë. Prokurori federal gjerman deklaroi se disa prej tyre gjithashtu abuzuan seriozisht dhe në mënyrë të përsëritur me civilët nga Al-Yarmouk.

Ngjarjet ndodhën në mes të 2012 dhe 2014. Prokuroria suedeze nuk ka dhënë informacion të detajuar për të arrestuarit.

Prokuroria njoftoi se deri të shtunën duhet të vendoset nëse ata do të mbahen në burg apo do të lirohen.

TRT Balkan / agjencitë