Rritet në 13 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 350 numri i të plagosurve gjatë konflikteve mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve të liderit të Lëvizjes Sadr, Muqtada al-Sadr në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Në lajmin e faqes së lajmeve Al-Yaum në Bagdat të cilin e bazon në burimet e sigurisë, informohet lidhur me numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në ngjarjet e shënuara në Bagdad.
Gjatë konflikteve në Bagdad kanë humbur jetën 13 persona dhe janë plagosur 350 të tjerë thuhet në lajmin në të cilin theksohet se në mesin e të plagosurve ndodhet edhe komandanti i Forcave të Policisë Federale dhe një person tjetër bashkë me të.
Në lajm njoftohet se konfliktet në Zonën e Gjelbër vazhdojnë dhe se për këtë arsye mund të përjetohet rritje në numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.
Mbështetësit e klerikut Al-Sadr bastisën ndërtesën e presidencës dhe qeverisë në Zonën e Gjelbër pasi lideri i tyre mori vendimin për t'u tërhequr nga politika.
Në burimet e lajmeve të lidhura me Lëvizjen Sadr ishte ndarë informacioni se të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët.
Muqtada al-Sadr pas fillimit të ngjarjeve në Bagdad, njoftoi se ka vendosur të fillojë grevën e urisë deri në ndalimin e konflikteve të armatosura.
Në një deklaratë nga Përfaqësia e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak, palëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë larg dhunës dhe konflikteve të armatosura.
30 Gus 2022
Shtohet numri i viktimave dhe i të plagosurve nga përleshjet në Bagdad
Mbështetësit e klerikut Al-Sadr bastisën ndërtesën e presidencës dhe qeverisë në Zonën e Gjelbër pasi lideri i tyre mori vendimin për t'u tërhequr nga politika.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore