Konsullata e ShBA-së në Sidnei, Australi, u sulmua me një çekiç dhe u spërkat me bojë herët të hënën.
Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se nëntë dritare të konsullatës u thyen dhe dera e përparme ishte lyer me trekëndësha të kuq të përmbysur rreth orës 3 të mëngjesit, sipas kohës lokale (17:00 GMT e diel), raportoi ABC News.
Kryeministri Anthony Albanese dënoi incidentin, duke bërë thirrje për "debat dhe diskutim politik me respekt".
"Njerëzit janë të traumatizuar nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme, veçanërisht ata me të afërm në Izrael ose në territoret e pushtuara palestineze," tha Albanese në një konferencë për shtyp.
“Masa të tilla si lyerja e Konsullatës Amerikane nuk bëjnë asgjë për të çuar përpara kauzën e atyre që kanë kryer atë që sigurisht është një krim për të dëmtuar pronën”, theksoi kreu i shtetit australian.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të ngjarjes.