Dhoma e Përfaqësuesve e dominuar nga republikanët ka miratuar zyrtarisht hapjen e hetimit për shkarkimin e presidentit të ShBA-së, Joe Biden, i cili dyshohet se i ka siguruar djalit të tij Hunter Biden avantazh në marrëdhëniet e biznesit.
Në votimin e mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së, 212 demokratë votuan "kundër" ndërsa 221 deputetë republikanë votuan "pro". Me votimin në fjalë u zyrtarizua procesi i shkarkimit që republikanët kanë zhvilluar prej kohësh kundër Bidenit, me pretendimin se ai i ka siguruar djalit të tij Hunter Biden avantazh në marrëdhëniet e biznesit.
Në një deklaratë për këtë çështje pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Biden mbrojti idenë e tij se procesi ishte krejtësisht politik dhe i pabazuar që në fillim.
Ndërkohë që hetimi për shkarkim që do kryhet nga Dhoma e Përfaqësuesve pritet të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024, në mediat amerikane janë pasqyruar parashikimet se kjo mund të evoluojë në një proces politik kundër kandidatit demokrat për president.
Republikanët në Kongres argumentojnë se duhet të hetohen lidhjet midis Bidenit dhe marrëdhënieve të biznesit të djalit të tij Hunter Biden. Hetimi për shkarkimin e presidentit amerikan Biden pritet të jetë një nga temat më të rëndësishme të diskutimit në garën presidenciale.
Nëse Biden akuzohet për shkarkim si rezultat i hetimeve në Dhomën e Përfaqësuesve, votimi në Senat do të përcaktojë fatin e presidentit demokrat.
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u fajësua dy herë në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë mandatit të tij në periudhën 2016-2020, por u shpall i pafajshëm në votimin në Senat.