Sirena alarmi për sulme të reja ruse në Ukrainë / Foto: AA

Sirenat e alarmit për sulmet ruse u dëgjuan në gjithë Ukrainën herët të enjten, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, thanë zyrtarët.

Zyrtarët lokalë në Telegram u thanë banorëve të kërkonin strehim, ndërsa guvernatori i Mykolaiv Vitaly Kim tha se katër raketa ishin hedhur në ajër.

“Ukraina tashmë është përballur me sulmet më të rënda të armikut, të cilat nuk rezultuan siç prisnin frikacakët rusë. Ne vazhdojmë të ecim përpara”, tha kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Andriy Jermak në Telegram.

Zyrtari ukrainas Oleksiy Goncharenko njoftoi se një shpërthim ra në rajonin e Dnipro, njoftoi agjencia e lajmeve Ukrinform, duke shtuar se kishte edhe një ndërprerje të energjisë elektrike.

Asnjë paralajmërim nuk u dha në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.

Sirenat e alarmit tingëllojnë pothuajse çdo ditë për shkak të sulmeve të mundshme që synojnë strukturat civile dhe energjetike.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetet Rivne, Lviv, Vinnytsia dhe Kovel.

AA