Opozita e armatosur dhe grupet kundër regjimit sirian, që po përleshen me forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit, kanë filluar të hyjnë në qendër të qytetit të Alepos.
Grupet e armatosura kundër regjimit, të cilat janë përleshur me forcat e regjimit prej tri ditësh dhe kanë avancuar drejt qendrës së qytetit të Alepos nga perëndimi, thyhen linjat mbrojtëse të forcave të regjimit nga lagjet periferike Hamdaniyye, Alepo e Re dhe Zehra, duke hyrë në qendër të qytetit.
Grupet rrethuan gjithashtu rrethin Seraqib, ku kryqëzohen autostrada M4 dhe M5 në juglindje të Idlibit.
Më 27 nëntor, shpërthyen përleshje midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në periferinë perëndimore të Alepos.
Në përleshjet që vijojnë prej tri ditësh, grupet e armatosura kanë kapur gjithsej 70 vendbanime dhe pika në provincën e Alepos dhe Idlibit.