Brenda kufijve të qytetit të Duhokut gjenden rreth 20 kampe refugjatësh.
Refugjatët sirianë qëndrojnë në kampet Domiz 1 dhe 2, Bardarash, Gawilan dhe Aqrah.
Shivan Ali, i cili erdhi në kampin Domiz në Duhok nga rrethi Qamishli në verilindje të Sirisë dhe ka jetuar atje për 11 vjet, është një nga ata që nuk mund të kthehet në vendin e tij për shkak të PKK-së.
"Ne kemi hequr dorë nga shpresa për t'u kthyer në shtëpitë tona. Jeta atje është bërë shumë e vështirë, kushtet janë shumë të vështira. Nëse ka siguri në Siri dhe jemi të bindur se jemi të sigurt, duam të kthehemi", tha Ali.
PKK po rekruton me forcë të rinjtë në Siri
Një refugjat tjetër sirian, Iyad Hasan, tha se ata nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre për shkak të mungesës së stabilitetit, sulmeve terroriste, konflikteve dhe trazirave.
"Refugjatët sirianë në KRG (Qeveria Rajonale Kurde) kanë frikë të kthehen për shkak të PKK-së. Sepse PKK rekruton me forcë të rinjtë në Siri dhe i detyron ata të luftojnë. Kjo është arsyeja pse unë nuk dua të shkoj atje për aq kohë sa të lejojnë mundësitë. Unë do sjellë prindërit e mi këtu, që të jetojnë në kamp", tha Hasan.
Një tjetër refugjat sirian, Muhammed Ali, shpjegoi se gjendja e tyre ishte e keqe. "Organizatat ndërkombëtare ndërprenë ndihmën. Dikur sillnin pako ushqimore, tani jo", u shpreh Ali.
9 Gus 2022
Sirianët nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre shkaku i YPG/PKK
Qindra mijëra sirianë që qëndrojnë nëpër kampe në qytetet e Irakut, Duhok dhe Erbil, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të pranisë së organizatës terroriste YPG/PKK në Siri
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.