Në zjarret pyjore që nga fillimi i këtij viti, në vendet e Bashkimit Evropian (BE) u dogjën rreth 750 mijë hektarë sipërfaqe.
Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore, që nga 1 janari e deri më 3 shtator në zjarret në vendet e BE-së janë djegur 750 mijë hektarë sipërfaqe, ndërkohë që mesatarja vjetore e sipërfaqes së djegur në periudhën 2006-2021 ishte 260 mijë hektarë.
Vetëm në muajin gusht sasia e sipërfaqes së djegur është matur të jetë 508 mijë hektarë. Mesatarja për 15 vitet e fundit ishte 215 mijë hektarë.
Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS) i BE-së ka njoftuar se zjarret në stinën e verës në Evropë kanë shkaktuar emetimet më të larta në 15 vitet e fundit në kontinent.
Zjarret në vendet e BE-së dhe në Britani gjatë periudhës 1 qershor-31 gusht shkaktuan 6.4 megaton karbon.
Kjo sasi e karbonit të shkaktuar kryesisht nga zjarret në Francë dhe Gadishullin Iberik, u regjistrua si niveli më i lartë që është matur në stinën e verës që nga viti 2007.
Ndërsa emetimi i karbonit në Francë dhe Spanjë në stinën e verës arriti në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.
Mark Parrington, një nga ekspertët e CAMS ka tërhequr vëmendjen se zjarret kanë ndodhur kryesisht në rajone të tilla si Evropa Jugperëndimore ku bimësia është bërë më e djegshme për shkak të ndryshimit të klimës.
7 Sht 2022
Sivjet në vendet e BE-së u dogjën rreth 750 mijë hektarë sipërfaqe
Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS) i BE-së ka njoftuar se zjarret në stinën e verës në Evropë kanë shkaktuar emetimet më të larta në 15 vitet e fundit në kontinent.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.