Në kuadër të operacionit të saj ‘Agimi i Lirisë’, Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) ka marrë kontrollin e Aeroportit Ushtarak Kuweires në Alepo, duke ndërprerë linjën logjistike të grupit terrorist PKK/YPG midis Tel Rifatit dhe Munbixhit.
Në përgjigje të planit të organizatës terroriste për të krijuar një korridor terrorist midis Tel Rifatit dhe Sirisë verilindore, SNA-ja mori kontrollin e Aeroportit Ushtarak.
Me marrjen e kontrollit të aeroportit, i cili strehon avionë ushtarak dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, linja e grupit terrorist PKK/YPG midis Tel Rifatit dhe Munbixhit është ndërprerë.
Aeroporti në fjalë gjithashtu është vënë në shënjestër disa herë nga Izraeli.
Po ashtu në kuadër të operacionit, SNA-ja mori kontrollin e tre fshatrave dhe një kodër nga terroristët në Tel Rifat.
Operacioni ‘Agimi i Lirisë’
Sot, sipas burimeve të sigurisë, SNA-ja nisi një operacion për të luftuar planin e grupit terrorist PKK/YPG për të krijuar një korridor terrorist midis Tel Rifatit dhe Sirisë verilindore.
Tensionet janë rishfaqur në veri të Sirisë pasi grupet e armatosura kundër regjimit së fundmi morën nën kontroll qytetin e dytë më të madh të vendit, Alepon.
Derisa forcat opozitare filluan operacionin e tyre drejt Alepos, forcat e regjimit sirian humbën kontrollin e territoreve strategjike në një kohë të shkurtër. Kjo e çoi regjimin sirian të kërkojë mbështetje nga organizata terroriste PKK/YPG kundër opozitës, duke i hapur rrugën grupit terrorist për të fituar terren.
Regjimi sirian filloi t’i dorëzojë territoret që ndodhen në lidhje të Eufratit nën kontrollin e terroristëve të PKK/YPG-së. rrjedhimisht, një numër i madh terroristësh dhe armatimesh të rëndë u transportuan nga lindja e Eufratit në Alepo.
Grupi terrorist PKK/YPG e konsideroi dorëzimin e territoreve nga regjimi sirian si një mundësi dhe u përpoq të krijojë një korridor terrorist midis Tel Rifatit dhe Sirisë verilindore. Megjithatë, plani u shkatërrua nga SNA-ja.
Duke vënë re manovrat e organizatës terroriste në mes të avancimit të grupeve opozitare drejt Alepos, SNA-ja nisi operacionin ‘Agimi i Lirisë’ dhe hyri shpejt në fushë.
SNA-ja gjithashtu ndërpreu përpjekjet e PKK/YPG-së për të krijuar një korridor terrorist duke ndërprerë rrugën midis Raqqas dhe Alepos, duke bllokuar lidhjen midis Tel Rifatit dhe Sirisë verilindore.