Suedi, qëllohen me armë pesë persona nga të shtënat në një shkollë

Suedi, qëllohen me armë pesë persona nga të shtënat në një shkollë

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pas incidentit të të shtënave në qytetin Orebro.
Suedi, qëllohen me armë pesë persona nga të shtënat në një shkollë                   Foto: AA

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në pjesën qendrore të Suedisë.

Sipas raportimeve të medieve lokale, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pas incidentit të të shtënave.

Operacioni policor zhvillohet në shkollën Campus Risbergska në Orebro, një qytet që ndodhet 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, njoftoi transmetuesi SVT.

Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e shpëtimit dhe ambulanca, ndërsa akoma nuk dihet shkalla e lëndimeve.

TRT Balkan / agjencitë