Një sulm me dron kamikaz ka shënjestruar zonën ku strehohen ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Sirisë, Damask.
Sulmi kishte në shënjestër zonën ku ndodhet godina e Radios dhe Televizionit dhe Ministria e Mbrojtjes në Sheshin Umajad.
Sipas burimeve, dronët u lëshuan nga forcat kundër regjimit, ndërsa nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga regjimi i Bashar Asadit.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjithashtu në kryeqytet.
Përleshjet midis forcave të regjimit sirian dhe grupeve kundër regjimit shpërthyen më 27 nëntor në periferinë perëndimore të Halepit.
Deri më 30 nëntor, forcat e armatosura kishin marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qendrës së qytetit të Halepit dhe kishin vendosur dominimin në gjithë provincën e Idlibit.
Dje, forcat kundër regjimit morën kontrollin e qendrës së qytetit Hama pas luftimeve intensive.
Ndërkohë, më 1 dhjetor, Ushtria Kombëtare Siriane nisi operacionin "Agimi i Lirisë" kundër grupit terrorist PKK/YPG në fshatin Tel Rifaat të Halepit, duke e çliruar zonën nga elementët terroristë.