Një sulm ukrainas me dron në Rusinë jugore shkaktoi një zjarr të madh në një terminal nafte në portin e Azov, sipas autoriteteve lokale.
Sulmi, ku përfshiheshin katër avionë ukrainas, rezultoi në një zjarr duke prekur disa tanke karburanti me një kapacitet total prej 4.000 metra kub, me zjarrin e përhapur në një sipërfaqe prej 3.200 metra katrorë, tha në Telegram guvernatori rajonal i Rostovit, Vasily Gollubev.
Golubev shtoi se rreth 200 njerëz dhe rreth 500 automjete zjarrfikëse u përfshinë në përpjekjet për të shuar zjarrin dhe pasojat e tij.
Ndërkohë, Rusia kritikoi legjislacionin e fundit ukrainas, për të futur trajnime ushtarake për studentët e shkollave dhe universiteteve në vend.
Projektligji, i nënshkruar nga presidenti Volodymyr Zelensky, synon të përgatisë qytetarët për rezistencën kombëtare, sipas një shënimi shpjegues.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se "qëllimi i dukshëm" i projektligjit është krijimi i rezervave për ushtrinë ukrainase. Ajo tha se në vend që të shqyrtojë bisedimet e paqes dhe të ecë në atë drejtim, Kievi ka zgjedhur rrugën e luftës.
18 Qer 2024
Sulm me dron ukrainas, zjarre në një terminal nafte në Rusinë jugore
Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Gollubev, thotë se disa tanke morën flakë në terminalin e naftës në portin e Azov.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.