Sulmi i armatosur në Paris, raportohet për viktima.     Foto: AA

Mësohet se të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur kur një 70-vjeçar ka hapur zjarr me armë në Paris, kryeqytetin e Francës.

Sipas lajmeve të Le Parisien, një person ka hapur zjarr ndaj njerëzve përreth tij në rrugën Enghien në lagjen e 10-të të kryeqytetit.

Nga të dhënat e para mësohet se nga sulmi kanë humbur jetën 2 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Në deklaratën e bërë nga Policia e Parisit, thuhet se në vendin ku ndodhi sulmi është ndaluar një person.

Po ashtu, në deklaratë kërkohet ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit dhe evakuimi i zonës për arsye sigurie.

Ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me qëllimin e sulmit.

TRT Balkan / agjencitë