Pamje nga sulmi në Danimarkë     Foto: AA

Të shtënat në qendrën e madhe tregtare në Danimarkë, ku mbetën të vdekur 3 persona dhe 4 të tjerë u plagosën nuk kanë lidhje me terrorizmin. Policia danezë në njoftimin e saj zyrtarë njoftoi se personi i armatosur veproi i vetëm, dhe sipas tyre vikatimat janë zgjedhur rastësisht.
Kryeinspektori i policisë së Kopenhagës, Soren Thomassen tha se viktimat, një djalë dhe një vajzë në të 17-at, të dy danezë dhe një rus 47-vjeçar, u vranë kur personi i armatosur hapi zjarr të dielën pasdite në qendrën tregtare Field's, një nga qendrat më të mëdha të Skandinavisë.
Katër persona të tjerë, dy shtetas danezë dhe dy suedezë, u trajtuan për plagë me armë zjarri dhe ishin në gjendje kritike, por të qëndrueshme, tha Thomassen. Disa persona të tjerë pësuan plagë të lehta duke ikur nga qendra tregtare, shtoi ai.
Thomassen tha se policia nuk kishte të dhëna se dikush e ndihmoi personin e armatosur, të identifikuar si një danez 22-vjeçar. Ai tha se ndërsa motivi është i paqartë, nuk ka asgjë që sugjeron për terrorizëm dhe se i dyshuari do të dënohet më vonë të hënën për akuzat për vrasje.
“Nuk ka asgjë në hetimin tonë, dokumentet që kemi shqyrtuar, gjërat që kemi gjetur, apo deklaratat e dëshmitarëve që kemi marrë, që mund të vërtetojë se ky është një akt terrorizmi”, tha Thomassen.
Ai konfirmoi se i dyshuari ishte i njohur për shërbimet e shëndetit mendor, por nuk dha informacione të mëtejshme.
Ky ishte sulmi më i rëndë me armë në Danimarkë që nga shkurti i vitit 2015 kur një 22-vjeçar u vra në një shkëmbim zjarri me policinë pas të shtënave me armë në kryeqytet që la 2 të vdekur dhe 5 policë të plagosur.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen të shtënat e së dielës i quajti "sulm mizor".

AA