Sulmohet ambasada e Azerbajxhanit në Teheran, vritet një person

Sulmohet ambasada e Azerbajxhanit në Teheran, vritet një person

Irani dhe Azerbajxhani ndajnë një vijë të gjatë kufitare.
Sulmohet ambasada e Azerbajxhanit në Teheran, vritet një person.     /Foto: AA

Të paktën një person u vra në një sulm me armë automatike në ambasadën e Azerbajxhanit në kryeqytetin iranian Teheran, thanë zyrtarët të premten.

"Sulmuesi vrau me automatik kallashnikov shefin e shërbimit të sigurisë së ambasadës së Azerbajxhanit. Gjatë parandalimit të sulmit u plagosën edhe dy punonjës të sigurisë së ambasadës. Gjendja e tyre është e kënaqshme", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit.

I dyshuari për sulmin është arrestuar, sipas mediave shtetërore të Azerbajxhanit.

“Aktualisht është duke u zhvilluar hetimi për sulmin tradhtar”, njoftoi ministria.

Ata thanë se opinioni do të informohet më tej për detajet e rastit.

Irani dhe Azerbajxhani ndajnë një kufi. Në territorin e Irani jeton një numër i madh i azerbajxhanasve etnikë.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu i cili dënoi këtë akt të pabesë ndaj Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran duke thënë se Azerbajxhani nuk është kurrë vetëm.




TRT Balkan / agjencitë