Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që tronditi shtetin e Amerikës së Jugut, Ekuadorin, dy ditë më parë.
Epiqendra e tërmetit me intensitet 6,7 ballë është regjistruar 6 kilometra në verilindje të qytetit Balao, në thellësinë 65,7 kilometra.
Deri më tani janë nxjerrë trupat e 14 personave, ndërsa janë lënduar 446 persona.
Qytetet El Oro dhe Azuay ishin më të prekurat nga tërmeti.
Operacionet e kërkim-shpëtimit për njerëzit nën rrënoja vazhdojnë.
Sipas lajmeve të publikuara në mediat lokale, të paktën 360 ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti.
Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka vizituar qytetet e prekura nga tërmeti.
Tërmeti është ndier edhe në Perunë fqinje. Në këtë vend nga tërmeti humbi jetën një vajzë katërvjeçare dhe 73 persona u lënduan në qytetin e Tumbes, në pjesën veriore të vendit.
Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.