Temperaturat e larta që në fillim të stinës së verës kanë dhënë shenja alarmuese për qytetarët e Meksikës.
Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Meksikën në javët e fundit është rritur në 112.
Siç raportohet në shtypin meksikan, vdekjet po rriten me shpejtësi për shkak të temperaturave rekord, veçanërisht në veriperëndim dhe juglindje të vendit.
Sipas provincave, 64 persona kanë vdekur në Nuevo Leon, 19 në Tamaulipas, 15 në Veracruz dhe 14 në Tabasco.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë tha se mosha e të vdekurve është nga 45 deri në 64 vjeç dhe se 104 nga 112 viktimat kanë vdekur si pasojë e goditjes nga nxehtësia.
Më 20 qershor, Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SMN) kishte njoftuar se vala e të nxehtit mbarëkombëtar pritet të zgjasë edhe dhjetë deri në 15 ditë të tjera dhe kishte këshilluar personat me sëmundje kronike që të mos dalin jashtë në orare të caktuara nëse nuk është e nevojshme.
Temperaturat në Meksikë së fundmi kanë qenë mbi 40 gradë celsius.