Të paktën 632 persona humbën jetën dhe 392 u plagosën në tërmetin e fuqishëm që goditi Marokun, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit.
Viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë u raportuan në rajone të ndryshme, përfshirë provincat Al Hauz dhe Marakesh si dhe qytetet Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant.
Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend të Afrikës Veriore në 100 vitet e fundit, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi mbrëmë pak pas orës 23:00 me orën lokale, ishte 75 kilometra në juglindje të Marakeshit, në një thellësi prej 18,5 kilometrash.
Situata është veçanërisht e rëndë në rajonin e Marakeshit, ku shumë ndërtesa janë shembur dhe shumë banorë kanë mbetur nën rrënoja. Mediat lokale raportuan se ndërtesa të shumta u dëmtuan, përfshirë muret e kuqe që rrethojnë pjesën e vjetër të qytetit, të cilat janë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Forcat e armatosura u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe i drejtuan në zona të sigurta për t'i mbrojtur nga pasgoditjet e mundshme. Tërmeti është ndier edhe në Algjerinë dhe Mauritaninë fqinje. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar.
Ministria e Brendshme njoftoi se institucionet vendase, forcat policore dhe ekipet e Mbrojtjes Civile mobilizuan të gjitha burimet në dispozicion për të ofruar ndihmën e nevojshme për popullatën e prekur.
Shumë ekipe patën vështirësi për të arritur në vendin e tërmetit për shkak dëmeve në rrugë të mbetura pas tërmetit.
Televizioni maroken "Channel 1" njoftoi se tërmeti shkaktoi dëme në shumë qytete. Portali "El-Yevm 24" ka njoftuar se nga tërmeti janë shembur disa ndërtesa në qytetin e Marakeshit.
Në rrjetet sociale njerëzit po postojnë foto të bashkëqytetarëve që dalin në rrugë pas tërmetit si dhe momente të shembjes së ndërtesave.
9 Sht 2023
Tërmet i fuqishëm në Marok, të paktën 632 të vdekur
Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend të Afrikës Veriore në 100 vitet e fundit, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore