Autoritetet greke këshillojnë që shkollat në Santorini të mbyllen nesër, ndërsa banorëve të këtij ishulli në Detin Egje u rekomandohet të shmangin portet dhe grumbullimet në hapësira të mbyllura.
Ky vendim është marrë pas një serie tërmetesh që kanë goditur këtë zonë gjatë ditëve të fundit.
Është theksuar se aktiviteti sizmik nuk lidhet me aktivitetin vullkanik dhe se po qetësohet. Ekspertët kanë propozuar masa paraprake, duke përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt.
Gjithashtu, u kanë bërë thirrje njerëzve të mos hyjnë dhe të mos qëndrojnë në portin e vogël Ammoudi dhe në portin Fira, i cili kryesisht shërben për anijet e pasagjerëve.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmete me magnitudë nga 2,8 deri në 4,5 goditën këtë zonë të dielën në mëngjes, por nuk shkaktuan dëme.
Greqia ndodhet mbi disa çarje tektonike dhe shpesh preket nga tërmetet.