Tre terroristë të PKK-së që u larguan nga strehimoret në Irakun verior u dorëzuan në postën kufitare turke në Habur, tha të martën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.
"Si rezultat i operacioneve të vendosura nga Forcat e Armatosura Turke, tre terroristë të PKK-së që kishin ikur nga strehimoret në Irakun verior u dorëzuan në postën tonë kufitare në Habur," tha ministria në X.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun e veriut dhe Sirinë për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.