Trendi i grushtshteteve të fundit në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.     /Foto: Wikipedia Commons

Një grup oficerësh të lartë ushtarakë në Gabon njoftuan nëpërmjet televizionit kombëtar të mërkurën se kanë marrë pushtetin dhe rezultatet e zgjedhjeve u anuluan, vetëm pak minuta pasi presidenti Ali Bongo deklaroi se kishte fituar mandatin e tretë.

Nëse do të jetë i suksesshëm, ky grusht shteti do të përfaqësonte të tetin që nga viti 2020 në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, një rajon që në dekadën e fundit kishte bërë hapa për të hequr reputacionin e tij si “zinxhir puçi”, vetëm për pasigurinë dhe korrupsionin e vazhdueshëm për t’i hapur derën udhëheqësve ushtarakë.

Këtu është një listë e disa grushtshteteve të fundit:

Niger

Në korrik të vitit 2023, anëtarët e gardës presidenciale të Nigerit ndaluan Presidentin Mohamed Bazoum brenda pallatit të tij dhe u shfaqën në televizionin kombëtar duke thënë se po merrnin pushtetin për t’i dhënë fund “situatës së përkeqësuar të sigurisë dhe qeverisjes së keqe”.

Ditë më vonë junta shpalli kreun e gardës presidenciale, Abdourahamane Tiani, kreun e ri të shtetit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e një rajoni ku Nigeri ka qenë një aleat kryesor i fuqive perëndimore që kërkon të frenojë kryengritjet nga grupet terroriste të lidhura me Al Kaedën dhe DAESh-in.

Blloku kryesor i Afrikës Perëndimore ECOWAS është përpjekur të negociojë me udhëheqësit e grushtit të shtetit, por tha se ishte gati të dërgonte trupa në Niger për të rivendosur rendin kushtetues nëse përpjekjet diplomatike dështojnë.

Nigeri ka autorizuar forcat e armatosura të Malit dhe Burkina Fasos të ndërhyjnë në territorin e tij në rast të një sulmi.

Burkina Faso

Në janar të vitit 2022, ushtria e Burkina Fasos rrëzoi Presidentin Roch Kabore, duke e fajësuar atë rreth dështimit për të frenuar dhunën nga grupet terroriste.

Udhëheqësi i grushtshtetit, nënkoloneli Paul-Henri Damiba u zotua të rivendoste sigurinë në vend, por sulmet u përkeqësuan, duke ulur motivin e forcave të armatosura që çuan në grusht shteti të dytë në shtator të vitit 2022, kur kreu aktual i juntës kapiteni Ibrahim Traore mori pushtetin.

Guinea

Në shtator të vitit 2021, komandanti i forcave speciale, koloneli Mamady Doumbouya, rrëzoi presidentin Alpha Conde. Një vit më parë, Conde kishte ndryshuar kushtetutën për të anashkaluar kufijtë që do ta kishin penguar atë të kandidonte për një mandat të tretë, duke shkaktuar trazira të gjera.

Doumbouya u bë president i përkohshëm dhe premtoi një kalim në zgjedhje demokratike brenda tri viteve.

ECOWAS hodhi poshtë afatin kohor dhe vendosi sanksione ndaj anëtarëve të juntës dhe të afërmve të tyre, duke përfshirë ngrirjen e llogarive të tyre bankare.

Regjimi ushtarak më vonë propozoi fillimin e tranzicionit 24-mujor në janar të vitit 2023, por partitë opozitare thonë se ka bërë pak për të përforcuar institucionet e vendit dhe për të krijuar një udhërrëfyes për ta kthyer rendin kushtetues.

Çad

Në prill të vitit 2021, ushtria e Çadit mori pushtetin pasi presidenti Idriss Deby u vra në fushën e betejës gjersa vizitonte trupat që luftonin kundër rebelëve në veri.

Sipas ligjit të shtetit Çad, kryetari i parlamentit duhet të ishte bërë president. Por, këshilli ushtarak ndërhyri dhe shpërbëu parlamentin në emër të sigurimit të stabilitetit.

Djali i presidentit Deby, gjenerali Mahamat Idriss Deby, u emërua president i përkohshëm dhe u ngarkua me mbikëqyrjen e një tranzicioni 18-mujor deri në zgjedhje.

Transferimi antikushtetues i pushtetit çoi në trazira në kryeqytetin N’Djamena që u ndaluan nga ushtria.

Mali

Në gusht të vitit 2020, një grup kolonelësh malianë të udhëhequr nga Assimi Goita rrëzuan presidentin Ibrahim Boubacar Keita. Grushti i shtetit pasoi me protesta antiqeveritare duke përkeqësuar sigurinë, zgjedhje të kontestueshme legjislative dhe akuza për korrupsion.

Nën presionin e fqinjëve afrikano-perëndimorë të Malit, junta ra dakord t’i dorëzonte pushtetin qeverisë së përkohshme të udhëhequr nga civilët e ngarkuar me mbikëqyrjen e një tranzicioni 18-mujor drejt zgjedhjeve demokratike që do të mbaheshin në shkurt të vitit 2022.

Por, krerët e grusht të shtetit u përplasën me presidentin e përkohshëm, kolonelin në pension Bah Ndaw, dhe krijuan një grushtshtet të dytë në maj të vitit 2021. Goita, i cili kishte shërbyer si zëvendëspresident i përkohshëm, u ul në presidencë.

ECOWAS hoqi disa nga sanksionet ndaj Malit pasi udhëheqësit ushtarakë propozuan një tranzicion dyvjeçar drejt demokracisë dhe publikuan një ligj të ri zgjedhor. Vendi është planifikuar të mbajë zgjedhjet presidenciale në shkurt të vitit 2024 për t’iu rikthyer rendit dhe sundimit kushtetues.

TRT World